Fandom

KlubiBota Wiki

Të fshetat e Hoxhës së Bulgarecit

19pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Të fshetat e Hoxhës së Bulgarecit

Mehmetali Daci 1876-1973

nga Agim Bacelli, Bulgarec, Maji 1976 – Maji 1996

Hoxha dhe shteti komunist

Që kur isha fëmije pata një ndikim shumë te madh nga burri më i zgjuar i fashtit tim, Hoxha i Bulgarecit. Emri i tij ka qënë Mehmetali Daci, të cilin e pata fqinj dhe mik. Hoxha më deshte dhe më mbante përherë afër. Kurrë nuk e pashë që ti afronte fëmijët e tjerë, qoftë nipërit dhe mbesat e tij, (në fakt, nipërit dhe mbesat ishin të gruas së tij). Ruaj kujtimet më të mira për Hoxhën e Bulgarecit i cili ka qënë jo thjesht një hoxhë fshati por mbi të gjitha një erudit, shkencëtar dhe doktor, vlerat e të cilit i njihte jo vetëm Bulgareci e zona e Korçës por edhe shumë vënde të tjera të Shqipërisë. Nami i tij si çudibërës ka qënë kaq i madh sa vetë qeveria e Enver Hoxhës edhe pas shkatërrimit të feve dhe ndalimit resptësisht të besimeve fetare, Hoxhën e Bulgarecit e ftoi të bashkëpunonte me doktorët në Poliklinikën Qëndrore të Korçës të cilën gjë ai e refuzoi dhe u kërkoi pushtetarëve që ta lejonin të punonte në shtëpinë e tij në Bulgarec. Kjo dëshirë ju plotsua dhe me një vendim të veçantë të Komitetit Ekzekutiv të Korçës, Mehmetali Dacit ju njoh diploma si doktor ju dhanë edhe para që të rregullonte dhomën e vizitave brënda shtëpisë sipas kushteve të punës së tij. Kjo duket si pak e çuditëshme për atë kohë, kur për një fjalë goje fetare e paguaje shtrenjtë duke përfunduar me vite burg dhe ai, hoxhë Mehmetali Daci, ndihmohej nga qeveria që të zbatonte metodat dhe praktikat shkencore (që ai kordinoi edhe me fenë) në shërimin e njrezve! Vërtet ishte një çudi, por kjo çudi ka ndodhur dhe ky fakt na tregon neve se çfar fuqie të madhe sugjestionuese ka patur ai njeri i jashtzakonshëm.

Kush ishte ky çudibërës?

Mehmetali Daci ishte një hoxhë (mësues feje) dhe njëkohësisht ishte edhe doktor i diplomuar në një nga Universitet e Stambollit. Me origjine ishte nga Dibra, (disa thonë se ishte turk) dhe kishte ngelur në Korçë që nga koha e Turqisë pasi kishte punuar si doktor i Ushtrise Turke në Garnizonin Turk të Korçës. Pas ikjes se turqëve, ai ngeli atje dhe e ktheu zanatin e vet nga doktor në hoxhë dhe u disllokua në fshatin Bulgarec, rreth 3-4 km në veri-perendim të qytetit të Korçës, pasi Bulgareci nuk kishte patur kurrë një hoxhë. Fshati Bulgarec është gjysëm i krishter dhe gjysëm musliman. Kur muslimanve ju mungonte xhamia, ata shkonin dhe faleshin në kishë, po kur u ngrit xhamija nga Mehmetaliu, asnjë i krishter nuk hyri ndonjëherë në xhami. Edhe prifti i fshatit ishte një mik i familjes sime pasi ishte gorar siç qe edhe prejardhja jonë. Mehmetaliu asnjëherë nuk u bë xheloz kur shikonte që prifti i fshatit vinte shpesh në shtëpinë tonë. Hoxha shpesh më thoshte mua se, "Zoti im është edhe Zoti i papa Llukës". Mehmetaliu vinte nga trupi i shkurtër, i shëndoshë, kokën e mbante pëherë të rruar, me një pamje të rregullit ku përherë i shndriste një buzëqeshje e ëmbël. Ishte i shkathët dhe plot humor. Kishte sy shumë të zinj që kur të shikonte të depërtonin thellë deri në zemër e palcë dhe askush nuk mund ti qëndronte e rezistonte shikimit të tij depërtues. Të gjithë i ulnin sytë para zhbirilimit të hoxhës dhe pranonin të zbërtheheshin dhe ti besonin shumë atij. I gjithë fshati; muhamedanë dhe krishterë e donin dhe e nderonin. Mehmetaliu, siç e thashë më sipër, ishte lejuar nga qeveria e Enver Hoxhës,(ky rast ndoshta është unikal në Shqipëri) që të kuronte të sëmurët psiqikë dhe ata me verdhezë. Për këtë që them jam shumë i sigurt pasi Kryetar i Komitetit të rrethit të Korçës në atë kohë ka qënë vëllai i nënës sime. Emri dhe vepra e hoxhës së Bulgarecit i kalonte kufijte e fshatit dhe të rrethit, tek ai vinin për tu vizituar dhe shruar nga e gjithë Shqiperia, bile nganjëherë edhe zyrtarë të lartë të regjimit komunist të cilët vinin të maskuar dhe të fshehur nga ofiqi dhe personaliteti real i tyre, por Mehmetaliu, nëse disa prej tyre vinin për qëllime të këqia që të zbulonin nëse doktor-hoxha zbatonte krahas mjeksisë edhe praktikat fetare, hoxha i dekonspironte në çast dhe i përzinte. Ai tregohej shumë i ashpër dhe i pa mëshirshëm me provokatorët, spiunët dhe me tërë ushtrinë e njerzve të liq. Ai kurrë nuk u gjend në gabime dhe të kallozohej për ushtrimin e propogandimin e fesë të cilën e bënte me shumë zgjuarsi pa ndërprerje. Ai jetoi dhe punoi plot nder dhe respekt deri në vitin 1973 kur edhe vdiq në moshën 96 vjeçe dhe u varros me nderime te mëdha nga fshatarët e Bulgarecit, nga korçarët dhe fshtarët për rreth. Në varrimin e tij morën pjesë muslimanë dhe kristiane nga i gjithe rrethi, po ashtu edhe një përfaqësues i pushtetit në rreth. Per vdekjen e tij foli Radio Korça dhe gazeta lokale "Përpara." Vetem Revista "Hosteni" e Niko Nikollës doli me një shkrim satirik te Hyskë Borobojkës (Gaqo Veshit) ku tallej dhe vihej në lojë një nga burrat më të mirë të Dibrës dhe Korçës, hoxha i Bulgarecit.

'Zyra' e tij

Mehmetaliu kishte shtëpinë më të mirë e më te re në fshat dhe dhoma e tij e punës qe shumë e bukur dhe e përshtatshme për punën që ai bënte. Dhoma e tij gjendej në koridorin e ndarë me një mur xhami kristal dhe pothuajse qe hermetike. Hyje brënda dhe asnjë lloj zhurme nga jashtë nuk depërtonte atje. Zyra e tij, nëse do ta quajmë kështu, qe e shtruar me një qëlim të bukur persie në ngjyrë kuq e zi. Kishte një dritare të madhe ku shikoje kopshtin e tij plotë pemë dhe lule. Në mur kishte një kasafortë me çelës ku mbante ilaçet që krijonte vetë dhe sigurisht ndonjë para. (Ilaçi i tij më i preferuar ishte një drogë, lëng i zi, i nxjerrë nga farat e ashashit i përzjer me një lloj tjetër lule që s‘më kujtohet emri, ndoshta mullagë). Tavolina e punës ishte e madhe dhe prej druri arre e llakuar dhe që shkëlqente gjithmonë. Atje mbante një qitap (libër) të madh në gjuhën arabe, një fletore dhe një penë së bashku me kallamrin e bojës. Në dhomë ndodheshin dy karrige, një kolltuk, një divan dhe një krevat tek. Harrova të them se hoxha pinte duhan me llullë dhe llullën e mbante përherë në gojë. Një taketuke të madhe sigurisht e mbante mbi tavolinë. Mbante përherë një shishe flibol që punonte me frymë dhe që vriste mizat dhe mushkonjat.

Miqësia jonë

Hoxha gati për ç'do mbrëmje me thërriste mua dhe xhaxhane tim, H. Bacellin i cili ishte mësues në fshat dhe që ishte në moshë rreth 25 vjeç, dhe na tregonte të fshehtat e sekretet e zanatit të tij. Ai bënte 'magji' dhe fjalosej me xhindet si me njerëz të vërtetë! Po ashtu ai bënte mrekulli sa ne ngeleshim me gojë hapur por shpesh edhe të trembur. Xhaxhai ndiente më shumë frikë pasi me mua ai sillej si një gjysh shumë i dashur. Shpesh xhaxhai im mungonte por unë si përherë do të isha atje qoftë edhe për ta ndihmuar në nevojat e tij pasi ai nuk kishte femijë, kishte një grua, Serveten, që e kishte marrë në pleqëri me dy djem, dhe bashkë nuk kishin bërë fëmijë. Të dy djemtë e së shoqes ishin të rritur dhe kishin fëmijët e tyre por, ata nuk i afroheshin fare hoxhës i cili rrinte gjithmonë më vehte dhe nuk përzihej, vetëm mbeska e vogël e bukur, Ibe (e njërit nga djemtë e gjetur) qëndronte përherë në prehrin e tij. Hoxha ishte më i pasuri dhe më i rehatuari në fshat. Miku i tij më i mirë kam qënë unë përsa kohë isha fëmijë i vogël, deri në moshën 12 vjeç. Miqesia jone pas kësaj moshe erdhi dhe u prish për shkak të largimit tim nga Bulgareci por, unë e ruajta kujtimin e mirë për të dhe sa herë më jepej mundësia, shkoja e takoja e çmalleshim.

Sekretet e hoxhës doktor

Po le të tregoj pak gjëra për aq sa kam parë dhe dëgjuar tek shtëpia e hoxhë Mehmetaliut para se të dal në temën time të preferuar për të treguar rreth "xhindeve dhe magjive".

Po ju tregoj disa raste nga qindra të tilla që kam jetuar tek Hoxha dhe mbi të gjitha disa këshilla shumë të vlefshme dhe të çuditëshme në raste fatkeqësish. Shepsh ai na thoshte gjëra të tilla, "Unë dua t'ju le porosi që do t'ju vlejnë për tërë jeten prandaj më dëgjoni me vëmëndje dhe mos i harroni. Zoti ka bërë të keqen për ta dënuar njeriun si shkelës të Fjalës së Tij por, si një prind që i vjen keq për fëmijen e vet, Ai ka bërë edhe të mirën pranë së keqes me qëllim që e mira ta shpëtoi njeriun e kërcenuar nga e keqja. Konkretisht, atje ku gjendet mortja gjendet dhe shpëtimi i jetës. Le të marrim për shëmbull një aksident në det, pranë një plazhi ku venë shumica e njerzëve për të bërë qef, dikush mbytet në ujë! Të gjithë ata njerëz pranë, të shqetësuar mundohen ta shpëtojne duke e varur të mbyturin me kokë poshtë, nëse munden, ose duke i rënduar në gjoks sa mund ti thyejnë edhe ndonjë brinjë, apo t’ja nxerrin gjuhën jashtë dhe ai mund ta kafshojë, etj., duke mos e ditur që i mbyturi mund të shpëtojë fare lehtë nëse nuk i është ndalur zemra; duke e mbuluar me rërën e ngrohtë! Vetëm kaq. Je në pyll dhe papritur të kafshon një gjarpër. Atje, në atë vënd ku rron gjarperi, rritet një bimë që shumë vetë e njohim si, 'Lule Gjarpëri', këpute menjëherë atë lule dhe përtype në gojë, mos u trëmb se helmi neutralizohet menjëher edhe sikur të ketë arritur në tru! Kur kjo lule thahet dhe zhduket, gjarpëri zhduket bashkë me të, psh në dimër. U dogje! Nëse digjesh me dru zjarri, lyeje me hirin e drurit vëndin e djegur, nëse digjësh me lënde djegëse, mos ki frikë që lënden djegëse, fjala vjen benzinën, ta vesh mbi plagë! Nëse pritesh me mjete të ndryshkura ose me një gjë të piste, lyeje me urinën e cila në këto raste të vjen në çast! Ai tregonte me radhë 'mjetin dhe kundramjetin' në raste aksidente dhe për të na konkretizuar diçka, bënte 'magjira'. Një ditë më tha mua që të merrja shishen e flibolit (një shishkë me ilaç mizash që përdorej duke i fryrë me gojë,kjo gjë bëhej para 35 vjetësh) dhe ti mbysja mizat e shtëpisë të cilave ua hapi derën që të hynin pasi në dhomën e tij rrallë gjeje miza. Vrava rreth nja 20 miza të cilat nën veprimin e helmit binin në dysheme të trullosura. Pastaj Mehmetaliu me tha që ti mblidhja me kujdes dhe ti futja në taketuken e tij të hirit e ti mbuloja me hi. (Ai pinte shumë duhan, llullën e mbante ndezur tërë ditën!) Hoxha tha disa fjalë arabisht dhe pasi ne pritëm nja një minute, miza e parë u ngjall, ajo lëvizi krahet, shkundi hirin e nxehtë dhe u ngrit në ajer, pas saj edhe miza e dytë, e tretë,...deri tek e fundit! Mizat u ngjallen te gjitha! Magji!! Unë i mrekulluar e pyeta hoxhën se ç'far fjalë magjike perdori! Ai më tha se nuk përdori asnjë fjalë magjike por se magjia qëndron në hirin e duhanit. Fjalët e tij në arabisht ishin: "Ngordhshi e mos u ngjallshi!" Mallkimi i hoxhës nuk i zuri! Ngjarja tjetër që dua të tregoj është me disa fshatarë nga Kopeshi i Moglicës. Një ditë i vijnë për vizitë disa fshatarë nga Kopeshi dhe i luten hoxhës me lot në sy: - Aman Hoxhë Efendi, na shpëto lopën që po na ngordh! - Ç'far ka lopa juaj? - Nuk e dimë. Ka rreth 24 orë që as ha as pi dhe rënkon e shtrirë. Ajo po ngordh dhe dikush na tha se ju mund ta shpëtoni. - Shkuate tek mjeku veteriner? - Jo zotërorte, sepse ne besojmë më shumë tek ju... - Hajvanë! Po nuk e dini ju që zoteknikun dhe veterinerin ua ka dërguar Perëndia? E pashë hoxhën të nevrikosur që filloi ti shajë rëndë. - Aman Hoxhë Efendi! Bëjini derman lopës se jeta jonë varet prej saj! Ju lutemi, shpëtona lopën. Në të paguajmë sa të kërkoni! - Lopa juaj nuk është per tek unë por për tek doktori i kafshëve! - Bëni diçka ju lutem, bëni një duva se juve ju dëgjon Perëndia, aman Hoxhë Efendi. Hoxha dha e mori por ata as që donin të kuptonin se hoxha nuk ishte për të shëruar një lopë që kishte ngrënë plasmas! Më në fund, kur ata as që kuptonin dhe as që lëviznin nga vëndi, ai u tha, "Unë po bëj diçka për ju por nëse ju nuk shkoni tek doktori i kafshëve, lopa juaj do të ngordhë. Më jepni fjalën se do të merrni veterinerin?" - Po zoterote, do të bëjmë siç na urdhëron zotëria juaj... Atëhere Mehmetaliu shkrojti diçka në arabisht dhe ua dha fshatarëve injorantë duke ju thënë që tja varin lopës në qafë.Kur ikën fshatrët e Kopeshit unë e pyeta hoxhën se ç'far ushkrojti në hajmali dhe ai me tha, "Çfar t'ju shkruaja tjetër veçse ju ngordhtë lopa o hajvanë!" Më von mësova nga vet hoxha se veterineri i zonës kishte nxjerrë nga plënci i lopës një copë plasmas sa një nje qilim!

Rasti më i bukur për mua ka qënë kur erdhën tre vajza të kaluara nga mosha prej qytetit të Korçës dhe kërkonin të dinin nga hoxha fatin e tyre. Tre vajza me moshë të madhe mbi 25 vjeç! (Në atë kohë mosha e vajzës mbi 25 vjeçe qe kritike dhe quhej e ngelur në derë!) Ato i puthen dorën hoxhës dhe pasi zune vend të tria si tri ndrikulla, filluan të lëpihen si macet. Filloi e para, "I dashur Efendi, unë jam 30 vjeçe dhe akoma s'më ka dalë fati, ju lutem më bëni një gjë që të më pëlqejë ndonjë djalë. Mua më duket se më kanë bërë magji që të mos martohem kurrë." E dyta, "Unë jam 27 vjeçe dhe djemtë s'më afrohen fare! S'kam asnjë të dashur sepse të gjithë më duanë vetëm për qef...Asnjëri s'don të martohet me mua!" E treta, "Edhe unë jam po aq fatkeqe sa dy shoqet e mija i dashur hoxhe. Jam 25 vjeçe dhe të gjithë meshkujt pëlqejnë vetëm trupin tim...Unë, dua disa prej tyre por asnje nga ata s'më do mua!" - Ç'far kërkoni nga unë? - Na bëj nga një hajmali që të na duanë djemtë dhe të martohemi. Një shoqja jonë që ka qënë tek ju, na tha se pas këndimit që i bëtë ju, ajo e gjeti shokun e jetës. Na prishni dhe magjinë nëse kemi. - Pse nuk ju duanë djemte?! - Nuk duanë të martohen me ne. Djemtë e sotëm nuk mendojnë të martohen por duanë të bëjnë qef. - Pse ndodh kjo, a ja keni bërë ndonjëher vehtes këtë pyetje? Pastaj ka plot vajza dhe djem që martohen... - Nuk e dimë,- u përgjegj njëra prej tyre. - Unë e di,- u tha hoxha. - A mundeni të na i tregoni ju lutem? - Do t'ua shkruaj në hajmali por. Po ju them se, djemtë kur gjejnë nuse në rrugë pse ta shpjenë atë në shtëpi. Fajet i keni juve që bëheni gratë e tyre jashtë martese dhe jo ata, por nejse. Unë po ju shkruaj nga një hajmali.Hoxha mori letër dhe penë dhe shkrojti për një copë herë të mirë. Në fund i mbështolli tre letrat në formën trekëndëshe (hajmali), i mbështolli me plasmas duke i palosur hermetikisht dhe duke i qepur dhe ua dha atyre duke u thënë: - Ti e para, do ta mbash hajmalinë me vehte në gjoks, mes sisëve për gjashtë muaj dhe të mos e heqësh dhe të mos ja tregosh kujt, nëse dikush ta shikon atë, sidomos mashkull, ose ta prek, ti do ngelesh beqare për tërë jetën. Ti e dyta do ta mbash po me vehte për gjashtë muaj, varur përmbi vaginë dhe nuk do t'ja tregosh askujt dhe nuk do ta heqesh as kur të lahesh se ndryshe edhe ti do ngelesh beqare, ti e treta do ta mbash tre muaj në mes sisëve dhe tre muaj mbi vaginë! Duvaja do t‘ju zihet nëse nuk i levizni asnjë sekonde prej andej dhe nese nuk ua shef e prek njeri qoftë edhe nga sipër rrobave! Ato ikën duke i puthur dorën dhe duke e falenderuar hoxhën. Deshën me i dhënë bakshish por hoxha nuk ua pranoi. Pasi vajzat ikën unë e pyeta hoxhën pse ua dha ato këshilla dhe ç'far ju shkrojti në hajmalitë e tyre. - Ato jane tre kurva,- më tha xha Mehmetaliu, - dhe si putana që janë askush nuk i merr ato për gra. E vetmja gjë që mund ti shpëtojë ato nga kjo situatë ku e kanë futur vehten, është që tu shmangen kontakteve me meshkuj për gjashtë muaj dhe ndoshta ndërrojn rrugë. Prandaj ua bëra ato hajmalitë dhe u dhashë ato porosi që ti pengojnë të shkojnë me djem. Kjo është e vetmja mënyrë që unë mund ti kthej në rrugë të mbarë, në rrugën e nderit. Nëse për gjashtë muaj ato i kryejnë me përpikmëri porositë e mija, mbase del ndonjë djalë që ti pëlqejë. Vetëm jeta e pastër e një femëre mund të gjejë burrë. Në hajmalitë e tyre unë ju kam shkruar kështu, ç'doni nga unë moj rospija? Unë s’ mund ta shëroj dot kurvërinë tuaj. Nëse doni një bashkëshort, qëndroni larg jetës së shthurur, punoni kokë ulur, dëgjoni nënën dhe babanë, besoni në Perëndi dhe lutuni vetëm Atij. Nëse veproni kështu, ju shumë shpejt do ta gjeni fatin tuaj, Mehmetali Daci, Bulgarec, data dhe kaq.

Vijon

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki