Fandom

KlubiBota Wiki

N.Hoxha, "Jeta ime me Enverin"2

19pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

N.Hoxha, "Jeta ime me Enverin"2 (Mendimet rreth librit)

Agim Bacelli

Shkrimi i bukur i z. Dashnor Kokonozi tek « Alb-shkenca » për Znj. Nexhmije Hoxha « Uzurpimi i patrazuar i Znj.Hoxha », më nxiti të shkruaj diçka që e më ka gacmuar gjatë.

Prolog Mundet që dikush të thotë për këtë shkrim modest se, "Akoma merreni me ata që ikën e nuk vijnë më?!" Pikërisht për këtë gjë e bëra këtë shkrim, pasi mendoj se tërë faji bije mbi komunistët për aq sa po vujamë sot dhe, kjo është edhe arsyeja pse nuk ngrihemi dot nga gropa ku kemi rënë. "Jeta ime me Enverin" më e shtrenjtë se jeta e mikut tim komunist! Më erdhi keq që nuk e përfundova dot së lexuari këtë libër, (20 faqe pa lexuar)pasi miku komunist që ma dha për ta lexuar, ma mori pa e mbaruar! Nga biseda telofonike kuptova se miku ishte shumë i shqetsuar kur më thirri t'ja shpinja librin! S'kishte kaluar veçse një natë qe ja kisha marrë atë dhe u detyrova t'ja ktheja mbrapasht. Sidoqoftë, e falenderova dhe ja shpura librin pa asnjë vonesë. Kur e takova mikun, me aq sa vura re në fytyrën e tij të lodhur, kuptova që komunisti e kishte gëdhirë natën pa gjumë! U largova prej tij me shumë keqardhje për të. Dashuria e madhe e N. Hoxhës për ish burrin e saj është "dashuri për popullin!" Për aq sa munda të lexoj këtë libër të shoqes Nexhmije Hoxha, shkruar për burrin e saj, kuptova se ajo e ka shkruar atë libër me shumë dashuri dhe respekt dhe me një gjuhë përkedhelëse që është për tu patur zili dhe për tu lavderuar si një bashkëshorte shumë shëmbullore. Libri është i këndshëm dhe tërheqës. Kjo është njëra anë e librit të saj; ana e artë librit,tjetra, ajo e zeza, është ana ku përmblidhen të ndërthurura me mjeshtëri dhe nganjëherë me pamjeshtëri gënjeshtra, hipokrizia, glorifikimi dhe lajthitja pranverore e shoqes Nexhmije për ish burrin e saj të lavdishëm. Le ti hedhim një sy të shpejtë librit për aq sa munda ta shoh gjatë leximit. Me këtë rast i drejtohem direkt shoqes Nexhmije. Enver Hoxha i dashuruar pas librave të Mit'hat Frasherit! A ka ndonjë shqiptar me mënd që e beson këtë?! Në faqen 46 të librit në fjalë, ju shoqja Nexhmije thoni, "Jemi akuzuar për shumë mendime arbitrare që qenkan bërë nga ana e pushtetit popullor, por asnjë libër i Kryetarit të Ballit Kombëtar, Mit'hat Frasheri (Alias Lumo Skëndo) nuk humbi e nuk u dogj, por biblioteka e tij personale u dorëzua e plotë dhe u rojt me kujdes në Bibliotekën Kombëtare." ! Do t’ju thosha shoqja Nexhmije, ‘Nëse do të tentoja që ti tërhiqja ato libra nga Biblioteka Kombëtare për ti lexuar në kohën e sundimit tuaj, sigurimi i burrit tuaj, dhe i juaj sigurisht, do të më fuste në rreth të kuq dhe ndoshta në burg! Apo edhe më keq. Pra, në vënd të librave që nuk u dogjën, ju do të më digjnit mua, nëse do isha një lexues lakmimtar e naiv i atyre librave kaq të dashur nga Enveri juaj!’ Ato libra ishin lënë atje nga ju si karem me një qëllim të caktuar, të kuptonit se kush ishin armiqtë e « kallsës » suaj dhe ti digjnit ata në vënd të librave. Ose, të kapeshit pas ndonjë fraze që mund të keqinterpretohet për ‘ta vënë me shpataulla pas murit’ Mit’hat Frashërin. Rigroposja e Ismalil Kadaresë nga Ex-First Lady Shkrimtari i madh sot sulmohet nga kundërshtarët e tij si "shkrimtar oborri". Ju, shoqja Nexhmije, në këtë rast, për t'ju erdhur në ndihmë atyre, tregoheni shumë e zgjuar kur thoni po në këtë libër, në faqen 147, "Kemi mbajtur dhe shpesh kemi mbrojtur Ismail Kadarene.." Me të drejtë të lind pyetja, ‘Nga kush e keni mbrojtur Ismailin moj shoqja Nexhmije?! Sigurisht nga vetja juaj, është përgjigja!’ Besoj se për këtë gjë nuk duhet më asnjë koment tjetër. Lajthitja Pranverore e nënës së Dimrit Shqiptar (HIPOKRITJA)

Në faqen 42, po aty. "Menjëherë, pas erdhjes në pushtet të ashtuquajturës Partia Demokratike, me urdhër të kryetarit të saj, Sali Berishës, e nën kujdesin drejtëpërdrejtë të Azem Hajdarit, veprat e Enverit dhe e gjithë literatura M-L që ne kishim, u dogjën në rrugë dhe në sheshe, në kapica të mëdha zjarri, siç kishin bërë nazisteët e Hitlerit kur morën pushtetin në Gjermani apo edhe inkizicioni por veçese me një ndryshim, militantet e ekzaltuar të kësaj partie që do të na çonte në Europë, kërcënonin dhe bërtisnin rreth këtyre furrave zjarri si më primitivët e tribuve afrikane." Po shoqja Nexhmije, këtu është bërë një gabim, pasi ata "tributë primitive" në vënd që t'ju digjin juve siç kishit bërë ju dikur me kundërshtarët tuaj, dogjën librat tuaja që edhe kjo nuk është e vërtetë pasi nga lajthitja jote të ka shpëtuar kjo e vërtetë e mos djegies së librave të Enverit tënd të dashur. Ja se çfar thoni ju më poshtë për këtë 'djegije librash', "Kjo literaturë nuk është shdukur; (Gjithëmonë bëhet fjalë për librat e Enverit që kishte në shtëpi. A.B.) njerzit e ndershëm, të guximshëm dhe me kulturë kane ruajtur hapur ose fshehurazi veprat e Enverit." Kujt ti besojmë, thënies së parë apo të dytë?! Pse nuk na thoni shoqja Nexhmije se çfar bëri burri juaj me qindra mijëra shqiptarë pasi mori pushtetin? Nëse këto turma, Enverit i dogjën veprat, Enveri këtyre ‘turrmave’ u dogji babanë, nënën, vëllanë, motrën, fëmijën, apo të afremin e dashur të tyre! O tempora o mores! S'ka si të mos të mos të vijnë në mëndje në këto çaste fjalët lapidar të Migjenit tek ‘Recital i Malcorit’ kur je duke lexuar librin tuaj, hipokriteja N. Hoxha:

O' si nuk kam nji grusht të fortë t'i bje mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij edhe ai se çdo me thanë i dobët - n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,...

Hipokrizia e juaj shoqja Nexhmije, harrin kulmin me justifikimin e Teatrit të Korçës në premierën fatkeqe ‘Njollat e Murme’ të Minush Jeros. Ju përmendni aty tërë pasojat që i erdhën jo vetëm kësaj drame por edhe autorit të saj të ndjerë Minush Jero i cili përfundoi në burg, dhe fajin për këtë ju nuk ja hidhni Enverit tuaj që ishte autori i kasapanës korçare por Mehmet Shehut dhe Fadil Paçramit që e kishin cilesuar këtë dramë si më të mirën! Ky shfajësim idiotesk ju bën ju ‘Zonjën e Zezë’ më të neveritshme pasi, ne dëshmitarët e asaj kohe e dimë fare mirë se ç' ngjau në të vërtetë me dramën ‘Njollat e Murme’ dhe me autorin e saj dhe cili ishte inkuzitori. Në atë kohë më kujtohet debati i bërë në Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Korçës, mbaj mënd si tani tërë atë furtunë që erdhi nga lart ‘Olimpit’, pikërisht nga burri juaj i dashur, për ta ‘shkundur’ komplet « Lidhjen e Lajthitur të Korçës! »

E vërteta e Librave të shtëpisë së Enverit Le të bëjmë një llogari të vogël për t’ju nxjerrë juve gënjeshtare të vërtetë duke nxjerrë në pah atë lajthitje të madhe që ju karakterizon, shoqja Lady Makbeth.

E nderuar Shoqja Nexhmije, ju thoni se Enveri kishte rreth 25 mijë libra të cilat ja dogji turma e Partisë Demokratike me A.Hajdarin në krye. Do ta zinim se është kështu por, juve ju tradhëton kujtesa dhe padashur në faqen 42 lexojmë se: ...2.676 libra të shtepisë (suaj, A.B.) ju i gjetët në Bibliotekën Kombëtare në vitin 2000!

X...deri në 4.000 i gjetët në shtëpinë tuaj të paprekura!!
20.000 libra ...i shpetuatë juve dhe femijet tuaj...duke marre nga 5.000 secili, vazhdoni të thoni po aty. 

Po ti mbledhesh të gjithë librat e shpëtuara, shoqja Nexhmije, bëjnë 26.676, pra kanë "shpëtuar" dhe 1676 libra më shumë se ç'kishte patur Enveri në shtëpi!! Enver Hoxha i dashuruar pas "artit dekadent borgjez" ! Çudite vijnë njëra pas tjetrës por çudia më e madhe është kur ju thoni se Everi ishte një i dashuruar pas kryemjeshtërve të pikturës botërire, si Van Gog-ut dhe Rembrand-it! Të gjithë e dimë mirë se s'mund të gjeje, në kohën kur mbreteronit ju shoqja Nexhmije, qoftë edhe një kopim të piktuarave të Van Gog-u ose Rembrand-i, por edhe nëse i gjeje, përfundoje në burg si propogandues i dekadentizmit të artit borgjez. Këta të dy mund ti gjeje vetëm në pamfletin ironik, "Labirinthet e Modernizmit" me autor Alfred Uçin. Kjo ishte dashuria e vërtetë e Enverit për lexuesit shqiptarë. Besa e dhene & Mashtrimi Në faqen 55, një fshatar nga Ksamili i Vlorës ju thotë juve shoqja Nexhmije, "Rrofsh që i bën hyzmet Enverit! Ta ruash se ai është i të gjithëve!" Shqiptaret besnik të fjalës së dhënë dhe të duruar deri në palcë e që kishin vetëm dimër, i besonin fjalës mashtruese të Enverit tënd se një ditë ai do të sillte beharë e premtuar. Por, kaluan dy breza njerzish dhe jo vetëm që behari nuk erdhi por as pranvera dhe vjeshta. Në Shqipërinë tuaj pati vetëm një Dimër të Madh. Besa e dhënë u shkel me këmbë, pikërisht nga ju. Hipokrizija e Zonjës së Zezë

Fan Noli Telegrami që Noli i dërgoi Enver Hoxhës në kohën kur po prisheshin mardheniet me Amerikën na tregon qartë që Noli nuk u dëgjua kurrë por u shfrytëzua per interesat e burrit tuaj. Jo siç na thoni ju. Le të shikojmë sugjerimin e Nolit : "Nga bisedimet me zyrtarët e Departmentit të Shtetit kuptoj se pranimi i traktateve të përfunduara në regjimet e më parshme është kusht i domosdoshëm për njohjen e Shqipërisë Demokratike nga ana e SHBA. Stop. Më besoni, tani çdo vonesë do ta paragjykojë më tej rastin tonë, për një kohë shumë kritike. Stop. Lidhur me diskutimin për pranimin e Shqipërisë në OKB dhe agjitacioni intensiv grek për Vorio-Epirin, unë sugjeroj pranim të menjëhershëm të Traktave në fjalë. Stop. Kjo do të sjellë automatikisht që njohja nga Amerika të spostojë pengesat për në OKB dhe kështu që SHBA do të jenë një garanci për të mbrojtur itegritetin territorial shqiptar. Faq. 69 Po a mund ta dëgjonte këte porosi ai që ishte bëre skllav i Komunizmit Pansllav me Titon në krye?! E harruatë edhe këtë ?

Një e vërtetë e Mit'hat Frasherit Në takimin Enver - Mit'hat, Enveri i drejtohet atij, "Z.Mithat, një rrezik i madh e kërcenon vëndin tonë, ne duhet të organizohemi të luftojmë." Përgjigja e Mit’hatit do të ishte bombë, "Është e vërtetë që gjendja është shumë e rëndë, por ti nuk mund të ndihmosh, se je komunist...Komunistët janë të huaj për popullin tonë." E thënë sy ndër sy Enverit një e vërtetë e madhe nga një njëri i madh si patrioti M.Frashëri, do ta bënte që të tërbohej Internacionalisti i Madh i cili ishte gati t’ju shiste jo vetëm juve shoqja Nexhmije por edhe b.. e tij për të sunduar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Familja e të lajthiturëve! Nga njëherë ju e lajthitur Nexhmije, lajthitni edhe në këtë libër, duke thënë ndonjë të vëretë për burrin tuaj të lajthhitur, "...Një shokut i kishte vdekur nëna dhe i vinin për ngushëllim...Dhoma ishte plotë..I zoti i shtëpisë prezantoi ca, aty qe edhe vajza e Ismail Leskos, Afize Çukolla. Enveri i drejtohet asaj me këngën qe i këndohet babait të Afizesë - Janino, te rrapi fole... - dhe Enveri këndon atë këngë me zë të lehtë...(Faqe 82) Ai këndonte kur të tjerëve u qante zemra. Kështu keni bërë tërë jetën, keni kënduar në mortin e shqiptarëve. Autokritikë për disa kuadro "të harruarë" nga Enveri! Në këtë libër gjenden edhe disa nga kuadrot më të mirë dhe më të zotë të regjimit komunist, pamarsisht se ishin komunistë, të cilët punonin me përkushtim për Shqipërinë dhe që nuk u ngritën kurrë në detyrë pasi ishin shumë të zgjuarë dhe, detyrimisht edhe të rrezikshëm. Një nga ata është Myftar Grabocka. Juve, shoqja Nexhmije i përmëndni ata me "dashuri dhe respekt" me shpresë që ata t’ju shërbejnë edhe tani si më parë, mjafton duke thënë një fjalë të mirë për burrin e tuaj dhe për juve. Me shumë hipokrizi ju bëni një farë autokritike për ata duke thënë se, "këta burra të zot meritonin më shumë"!! Unë ju pyes, ‘pse u lanë në hije kur ata meritonin më shumë ?’ E di se nuk marr kurrë përgjigje nga juve prandaj pyetjes sime i përgjigjem po vetë, ‘juve e dashur shoqja Nexhmije kishit frikë nga ata burra dhe gra të zgjuarë.’ Këta komunistë të mirë e të zgjuarë, besoj se s'mund të bjenë në grackën tuaj. Jeni kujtuar shumë vonë për t’ju dhënë hakun. Epilog Monumenti i Enver Hoxhës u rrëzua në qendër të Tiranës dhe po tërhoqet akoma zvarrë...Por vetë Enveri është ngritur i gjallë duke na lidhur të gjithëve pas vetes se tij dhe po na tërheq pa e ditur se ku do të na flakë! Komunistët ‘dolën’ nga dera por hynë nga dritarja në « Godinën tonë Demokratike ».

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki