Fandom

KlubiBota Wiki

POEZI

Category page

19pages on
this wiki
Add New Page
Talk0
Agimi.jpg

Agim

AGIM BACELLI

DISA POEZI

Jam Mëkatar

Bëra gabimin e parë Pastaj dhe një tjetër gabim E kështu, mijra me radhë Çdo ditë, natë dhe agim…

Gabimet mu bënë mure Muret mu bënë fortesë E unë brënda tyre… Mbretëroj si mbret me besë.

Harroj se në qiell ka dritë… Unë, pa dyer e pa dritare Ku gabimet më bëjnë pritë Terrin e zë mik për fare…

Kuptoj se jam i burgosur… Zot! Të lutem më nxirr në dritë Mes mëkateve murosur S’dua të vdes nga pak për ditë.

Kur fle nën hije...

Malet kanë hije të madhe Po hija e arrës është me halle. Nëse fle nën hijen e malit Zgjohesh me fuqinë e djalit, Nëse fle nën hijen e arrës Zgjohesh me mënd të budallës!

PËR NE TË DY…

Dashurinë se dua të thinjet. Dashuria s’dua të ketë varr. Në grusht dua ajo të mblidhet E ta shtrij lëndinë me bar.

Më pas, ne të dy Ti lemë vitet të ikin vrap E ne, përgjithmonë aty Në lëndinën e gjelbër me bar.

14 shkurt 2009

Bota

Bota më bën të qesh, Bota më bën të qaj, Nganjëherë më bën - të psherëtij Dhe më pas më thotë - mos qaj! Unë botën e dua, Nuk e bëj me faj. Eshtë bota që me ëndrra thura

Dhe rroj brënda thurjes së saj.

LUTJA Porta e Brandenburgut u hap, Dy gjysma u bënë përsëri një! Copat e Kombit ngjiten prapë Nëse lutja bëhet më një zë!

Bajron - Poezi

Në njerëz të cilët dënojnë me ashpërsi Unë gjej akoma kaq shumë shpirtmirësi.

Në njerëz të cilët thonë gjëra qiellore Unë gjej kaq shumë pallavra përrallore.

Hezitoj një linjë midis tyre të ve Kur Zoti i Madh mungon atje.

Ç'është Kurvëria?

Një zjarr që digjet dhe s'të ngroh dot kurrë, Një gojë hapur ku hyn e del çdo i paburrë, Një bythë madhe që punon për tërë jetën, Një vlerë që nuk ngroh shpirtin por kultën.

Ç'është Dashuria?

Një sirenë që zhytet dhe del nga ujë, Një zemër që rreh shumë e pa bujë, Një tramundanë q'i vjen e ikën jetës, Një margaritar që si vlen fare kuletës.

Një orë Dhëndër!

Sapo të pashë ty femër atë natë në kokë më ra një dalledi e artë, arsyes ja humba dritën lehtë se Diell e dritë mu bëre ti vetë.

Fjalë e parë që të thashë unë ishte se të dëshiroja aq shumë! Ti pa u menduar aspak fare më ndoqe si nje manare.

Të putha me aq zjarr un' kërkushi, si marrok i marrë berë nga prushi. Pashe qe edhe ti ishe ndezur flakë, hiç s' ndjeje gushën e bërë gjakë.

Zjarri na kaloi shumë shpejtë, ne u kthyemë si më parë në jetë. Të dy kaluamë çaste me përfitime, ti ike diku dhe unë në punën time.

Po si harruamë të njihemi për dreq, të di kush je, për këtë ndihem keq?! Atë çast ta quaj vetëm një ëndërr; ti një ore nuse, unë një orë dhëndërr!

Ndali Rrufetë!

Ndali rrufetë mbi mua nga sot Mos godasin shëndetin tim o Zot! Pse duhet të rroj çdo çast me fikë Një herë e mirë le të ikë...?

Eshtë më mirë një vit shqiponjë Se sa të jem një qind vjet zvarranik!

Artikuj në kategorinë "POEZI"

Kjo kategori ka vetëm këtë faqe.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki