FANDOM


Ibrahim Pasha - Kryekomandant i ushtrisë Egjyptiane

Nga Agim Bacelli


1789–1848

Vendimi i Mehmet Ali Pashës për të zgjedhur më të mirin për Kryekomandant

Mehmet Ali Pasha i Egjyptit thirri 24 gjeneralët e tij dhe u tha: "Njëri prej jush do të bëhet Kryekomandant në marshimin tonë drejt Palestinës, Sirisë dhe Perandorisë Osmane. Kryekomandanti duhet të jetë më i forti dhe më e zgjuari nga ju. Atë unë do ta zgjedh qysh tani. A jeni gadi të përballeni me provat që do t'ju jap?" - Gjithmonë gati! - U përgjegjën të gjithë me një zë. - Ndahuni në dy grupe që të ndesheni me njëri tjetrin; në fillim do bëni mundje, më pas rrahje dhe në fund dyluftim me shpata. Dymbëdhjetë fituesit do ndeshen vetëm duke qëlluar me harqe. Ata gjashtë që do ngelen do të bëjnë gara me kuaj dhe gjatë vrapimit do të qëllojnë me pushkë shënjën e vënë nga unë. Qartë? - Qartë Padishau im! - thirrën të 24 me një gojë.

Garat për të treguar forcën filluan. Mehmet Aliu rrinte e vështronte në një pikë dominuese. Kënaqej shumë kur shikonte që të gjithë gjeneralët e tij ishin shumë të mirë, bile edhe ata që ishin mbi 40 vjeç ishin njëlloj të fuqishëm si 25 vjeçarët. Shpirtërisht Mehmeti ishte që të fitonte Ibrahimi të cilin e kishte rritur dhe bërë si djalin e tij. Dy djemtë e tij,Tosuni dhe Ismaili ishin varë në lulen e rinisë, Tosuni në luftë kundër vehabive dhe Ismaili në luftë me Sirinë. Shumica e gjeneralëve të tij ishin shqiptarë dhe kjo për dy arsye; e para, shqiptarët ishin shumë trima dhe e dyta, sepse Padishahu shqiptar fliste vetëm shqip, dhe mendonte që Khalifati Osmanlli të bëhej Khalifati Shqiptar.

Gara për më të mirin

Për rreth një orë, garat po vazhdonin dhe nuk po dukeshin gjikundi fitmitarët! Luftimet dyshe qenë shumë të bukura dhe të ashpra, thuaj se atje bëhej luftë e vërtetë. Sidoqoftë, edhe për ti bërë qefin Padishahut, 12 gjeneralë u dorzuanë dhe kështu u shpallën 12 fitimtarët, mes fitimtarëve qe edhe Ibrahimi. Të dymbëdhjetë fitimtarët bënë gara me harqe dhe u shpallën gjashtë më të mirët. Këta gjashtë morën kuajt dhe në vrapim e sipër qëllonin shënjën, një shishe në majën e kulmakut të Sabil-Kuttab-it i cili ishte ndërtuar për nder të djalit të madh të Mehmetit, Tosun Pashës, vrarë më 1816 në Sudan. Shishja e thyer ndrohej nga një çaush i Padishahut. Pas një gare shumë të bukur qitje, vetëm dy gjeneralë e thyenë shishen, Ibrahimi dhe Begzadi; që të dy shqiptarë. Fytyra e Mehmet Aliut shkëlqente nga kënaqësia megjithëse gara nuk kishte mbaruar këtu. Këta të dy duhet të jepnin edhe provat para Mehmet Aliut se kush ishte më i zgjuar. Kjo qe prova e fundit që do të shpallte Kryekomandantin e ushtrisë e cila qe përgaditur për marshim drejt Arabisë, Jemenit, Libisë, Sirisë dhe Anadollit dhe ndoshta edhe drejt Kostadinopojës (Stambollit të sotëm).

Dy Gjeneralët më të Mirë

Mehmeti i thirri dy gjeneralët më të mirë në Ajakdivanin e rrethuar me ballatxhinj para 26 çelebinjve dhe në prezencë të Bashqatipit u dorzoi bajrakun e ushtrisë. Më pas u tha: "Ju do të keni të njëjtën gradë ushtarake dhe do të ini më të mbëdhenjtë e ushtrisë sime, por njëri prej jush do të jetë më i madhi, ky do të zgjidhet tani para çelebinjëve të Egjyptit. Për këtë unë do t’ju bëj juve një provë; një nga çaushët e mij do të mbajë një kokër molle mbi kokë dhe do të qëndrojë larg jush 25 m., ai që do ta marrë mollën prej kokës së çaushit pa ju afruar atij dhe pa ndihmën e askujt, por duke përdorur ç'fardolloj mjeti pa e dëmtuar çaushin, do të jetë më i madhi. Keni secili nga tre prova. Dakort?" - Siurdhëron Padishah! Do mundohem. - Folën të dy me një gojë. Të gjithë rrinin në këmbë përveç Mehmetit që qëndronte mbi divan. Çaushi me mollën mbi kokë qëndronte gadi 25 m. larg dy gjeneralëve. I pari qe Begzadi që kërkoi ta provoi. Bashqatipit ju dha urdhëri të bënte hazër defterin. Prova e parë filloi; gnenerali mori një hark dhe një shigjetë, bishtin e së cilës e lidhi me një fije spango dhe qëlloi mollën. Molla u nda më dysh! Heshtje. Të gjithë prisnin fjalën e Mehmet Aliut e cila nuk vonoi: - Begzad, biri im, prova juajë e parë dështoi. Ibrahim! Është radha jote. - Ibrahimi ju lut që të mbaronte Begzadi të trija provat dhe më pas të fillonte ai. U pyet Begzadi nëse ishte dakort dhe ai pohoi me kokë. Filloi prova e dytë e Begzadit. Çaushi qëndronte me një mollë tjetër mbi kokë po në atë distancë që ishte caktuar. Këtë radhë Begzadi nxorri thikën nga këllëfi dhe me një lëvizje të rrufeshme qëlloi në drejtim të çaushit. Thika bëri dy rrutullime në ajër dhe mylli i saj goditi stomakun e shërbëtorit i cili nga dhimbja ra përmbys në gjunjë duke bërë një "uff!" Molla i ra nga koka dhe filloi rrukullisjen drejt Begzadit. Të gjithë mbajtën frymën dhe ndiqnin atë rrukullisje molle që do ta bënte gjeneralin Begzad, Kryekomandant të ushtrisë Egjyptiane. Rrukullisja e mollës filloj të ngadalësohej dhe në distancën prej tre metrash larg këmbëve të gjeneralit, ndali. Begzadi nxorri shpatën dhe me majën e saj tentoi ta kapë por më kot, shpata e tij i afrohej deri disa cm larg por ai s'mundi ta arrinte atë. Provoi disa herë por më kot dersa u rrëzua dhe ju dha urdhër të bëjë provën e tretë por me një shërbëtor tjetër pasi i pari kishte akoma dhimbje në stomakun e guditur fort. Begzadi i inatosur dhe i papërmbajtur turfullonte si një kalë i lodhur. Kërkoi një litar të gjatë 26 m. I bëri litarit një nyje të madhe në njërin skaj ku krijoi një xhep si lugë për të kapur mollën. Filloi ta rrotulloi litarin duke e lëshuar pak e nga pak derisa ju afrua mollës dhe më pas e goditi atë duke e futur mollën në fole me një mjeshtëri të rrallë! Vazhdoi ta rrotulloi litarin duke e mbledhur e duke e ruajtur mollën brënda xhepit të tij. Litari po i bindej shumë mirë duarëve të shkathëta të gjeneralit 39 vjeçar me origjinë nga Shënkolli i Korçës. Në momentin e fundit kur të gjithë të pranishmit menduan se ai ja arriti qëllimit, molla doli nga xhepi dhe filloi të rrukulliset duke u larguar nga këmbët e Begzadit në një distancë të pakapshme prej tij! I gjithë Ajakdivani psherëtiu me keqardhje. Gjenerali trim dhe i zgjuar Begzad e hubmi edhe shansin e fundit për tu bërë më i Madhi Kryekomandant.

Radha i erdhi Ibrahim Pashës që në pamje i ngjiste nga shumë Mehemet Aliut, të cilin e kishte baba, kushuri, vëlla dhe Padishah. E kishte baba sepse ai e kishte adaptuar si bir. E kishte kushuri pasi Ibrahimi ishte djali i xhaxha Tosunit, vëllai i Ibrahim Agës që ishte babai i Mehmetit nga nga Zëmblaku i Korçës. E kishte vëlla se ja kishte lindur e jëma e cila pas vdekjes së Ibrahim Agës u martua me të vëllanë e tij,Tosun Agën. E kishte Padishah pasi Mehmeti qe Mëkëmbësi i Sulltanit në Egjypt, Sudan, Tripolinë, Abisini, Arabi, Gazë, Qipro, Kretë dhe Jemen, e që kishte piksynime të pushtonte Libanin, Sirinë dhe Anadollin bashkë me të gjithë perandorinë Osmane, me qëllimin, siç e thamë më sipër, të krijonte Perandorinë e Shqiponjave Shqiptare.

Ibrahimi ishte po aq i gjatë sa Mehmeti, 1,75 cm, trup lidhur, me fytyrë të bronxtë pasi gjithë ditën ai stërvitej mes ushtarëve dhe drejtonte tërë punët e qeverisë, bile mërte pjesë edhe në punët e bujqësisë. Nga sytë ishte pak ndryshe nga Padishahu pasi Ibrahimi i kishte ngjyrë gri dhe Mehmet Aliu i madh, i kishte sytë larush; blu, gri dhe jeshilë. Mjekrën e zezë korb e kishte më të shkurtër se Mehmeti, ndërsa qylafin e kishin të njëjtë, qylaf turk të kuq me një xhufkë varur.

Kryekomandanti që do zgjidhej i mbante sytë mbyllur gati tërë kohës dhe mendonte i qetë pa u trazuar nga emocionet e të tjerëve. Kur dëgjoi urdhërin për të vepurar, i hapi sytë dhe i qetë, pa lëvizur, pa folur, pa kërkuar asnjë mjet, vetëm duke vepruar me mëndjen e tij, filloi të shikojë ngultas hizmekarin që mbante në kokë mollën e triumfit. Ulet në bisht dhe kap njërën anë të sixhadesë (qilimit) që e kishte afër këmbëve dhe filloi ta mbledhë duke e rrotulluar në formën e rulit. Kjo punë qe shumë e vështirë pasi sixhadeja qe gati 30 kg., plus 70 kg shërbëtori që mbate mollën. Por fuqia e krahëve të Ibrahimit ishte e jashtëzakonshme dhe ai filloi ta mbledhë atë jo pa vështirësi pasi një lëkundje, mund të rrëzonte mollën. Vazhdoi mbledhjen pa u ndalur derisa çaushi i erdhi aq afer sa mund ti mërte mollën.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on FANDOM

Random Wiki