FANDOM


Gjithëçkaja

Nje teori e gjithckaje? Nga Agim Bacelli

Disa fiziksante mendojne se teoria e fijes bashkon forcat e natyres.

Grimcat themelore te universit qe fizikantet i kane identifikuar--si elektrone, protone, kuarce e keshtu me rradhe--jane shkronja te lendes. Ashtu si homologet e tyre linguistike, ato duket se nuk kane baze te brendshme. Teoria e Fijes thote ndryshe. Sipas kesaj teorie, nese do te ekzaminonim keto grimca me saktesi akoma me te madhe - saktesi shume here mbi kapacitetin teknologjik aktual - do te gjenim qe secila thermije nuk eshte vetem nje strukture pikesore por perbehet nga disa forma shume te vogla, nje-dimensionale. Si nje shirit pafundesisht i holle, cdo grimce permban filamente vibruese, lekundese qe fizikantet  e kane quajtur fije.


Ne figuren siper ilustrohet idea themelore e teorise se fijes duke filluar nga nje cope e zakonshme lende, nje molle, dhe duke e zmadhuar vazhdimisht strukturen e saj derisa te tregoje te gjithe perberesit e saj. Teoria e fijes i shton shtresen mikroskopike me fijet vibruese njesive te lendes te njohura deri tani si atomeve, protoneve, neutroneve, elektroneve dhe kuarceve.

Megjithese eshte e qarte pa dyshim, zevendesimi i thjeshte i grimces pikesore me fije zgjidh papajtushmerine midis quantum mechanics (Mekanikes kuantike) dhe relativitetit te pergjithshem (qe sic eshte formuluar tashme, nuk mund te jene te dyja te sakta). Teoria e fijes ne kete menyre shthur teorine Gordiane te fizikes bashkekohore teorike. Kjo eshte nje arritje shume e madhe por eshte vetem nje pjese e vogel e arsyes pse teoria e fijes ka shkaktuar kaq shume interes.

Fushat e endrres

Ne kohet e Ainshtajnit, forcat e fuqishme dhe te dobeta nuk ishin zbuluar akoma, por ai gjeti ekzistencen e dy forcave te ndryshme - gravitetit dhe elektromagntizmit. Ainshtajni nuk e pranonte qe natyra bazohet ne nje dizenjo kaq ekstavagante. Ai lancoi udhetimin e tij 30-vjecar ne kerkim te te ashtuquajtures teori te fushes se bashkuar dhe ai shpresoi te provonte qe keto dy forca jane ne te vertete manifestime te te njejtit ligj. Ky kerkim donkishotesk e izoloi Ainshtajnin nga burimi kryesor i fizikes. Ai ishte me i interesuar te bente gjurmime ne sistemin e sapohasur te mekanikes kuantike. Ai i shkrojti nje mikut te tij ne 1940:" Une jam bere nje njeri plak dhe i vetmuar qe kryesisht njihet nga te tjeret sepse nuk vesh corape dhe qe trajtohet si nje objekt kurioz ne raste te vecanta."

Ainshtajni thjesht, ishte para kohes se tij ne mendime. Me shume se gjysem shekulli me vone, endrra e tij e nje teorie te bashkuar u be Holy Grail (Gral i Shenjte) i fizikes moderne. Dhe nje pjese e konsiderueshme e komunitetit te matematikaneve dhe fizikanteve po behet gjithnje dhe me e bindur qe teoria e fijes mund te jape pergjigjen e gjitheckaje. Nga nje ligj - qe cdo gje ne nivelet me mikroskopike perbehet nga kombinime shtresash vibruese - teoria e fijes siguron nje sistem te vetem shpjegues te afte te mbylle te gjitha forcat dhe te gjitha lendet.

Teoria e fijes deklaron keshtu qe karakteristikat e thermijave te vezhguara - qe do te thote - masat e ndryshme dhe karakteristikat e tjera te grimcave themelore dhe forcat e grimcave te lidhura me kater forcat e natyres (forcat e fuqishme dhe te dobeta nukleare, elektromagnetizmi, dhe graviteti) - jane nje pasqyrim i menyrave te ndryshme me te cilat mund te vibroje nje fije. Ashtu si telat ne violine ose ne piano kane frekuenca rezonance ne te cilat ato vibrojne - motivojne qe veshet tane ti ndiejne si nota muzikore te ndryshme te harmonikave te tyre - e njejte gje ndodh edhe me teorine e fijes. Por ne vend qe te prodhojne nota ato vibrojne. Keshtu elektroni eshte nje fije qe vibron ne nje menyre, kuarku eshte nje fije qe vibron ne nje menyre tjeter dhe keshtu me rradhe.

Karakteristikat e grimcave ne teorine e fijes jane manifestim i se njejtes vecori fizike: Mostra rezonante te vibracionit - muzika per shembull - dridhjeve themelore te fijes. E njejta ide aplikohet edhe ne forcat e natyres. Thermijat e forces gjithashtu te lidhura me karakteristika te vecanta te vibrimit te fijes dhe ne kete menyre cdo gje, e gjithe lenda dhe te gjitha forcat bashkohen nen te njejten rubrike te vibrimeve te fijeve mikroskopike - "notat" qe telat luajne.

Nje teori qe t'iu jape fund te gjitha teorive

Per here te pare ne historine e fizikes ne jemi ne gjendje te shpjegojme cdo karaktristike ose baze mbi te cilen eshte ndertuar universi. Per kete arsye tyeoria e fijes ndonjehere trajtohet si teoria e gjithckaje (T.O.E.) ose teoria e fundit, finale. Keto terma kaq te medha jane zgjedhur per te shpjeguar teorine me te thelle te fizikes--nje teori mbi te gjitha teorite e tjera, nje teori qe nuk ka nevoje ose nuk lejon ndonje shpjegim me te thelle.

Ne praktike, shume teori te fijes marrin nje trajtim te dukshem toksor dhe mendojne qe T.O.E.eshte nje teori qe mund te shpjegoje karakteristikat e grimcave themelore dhe karakteristikat e forcave me te cilat ato nderhyjne ose influencojne njera-tjetren. Nje reduktorist (ai qe thjeshtezon nje gje) i patundur do te thoshte qe nuk ka fare kufizim dhe qe ne princip cdo gje, qe nga "big bang" ne enderrat me sy hapur, mund te pershkruhen me ane te proceseve mikroskopike fizike qe perfshijne perbereset themeluese te lendes. Nese ti kupton cdo gje nga ingredientet (perberesit), argumenton reduktoristi, ti kupton cdo gje.

Filozofia e reduktoristit lehte ndez nje debat. Shume njerez e konsiderojne te trashe dhe naive te deklarosh qe mrekullite e jetes dhe te universit jane vetem ca pasqyrime te thjeshta te grimcave mikroskopike te perfshira ne nje valle te kote me koreografi nga ligjet e fizikes. Eshte njelloj sikur ndjenjat e gezimit, merzitjes, euforise te mos ishin asgje pervecse reaksione kimike ne tru --reaksione midis molekulave dhe atomeve qe, edhe ne menyre me te sofistikuar, jane reaksione midis disa grimcave themelore, qe mund te jene vetem disa fije vibruese?

Per t'iu pergjigjur ketyre kritikave, laureati nobel Steven Weinberg, paralajmeron ne lidhje me endrrat e nje teorie finale.

Ne anen tjeter te spekrumit kemi kundeshtaret e reduktionizmit te cilet jane te frikesuar nga ajo qe ata mendojne se do te jete zymtesia e shkences moderne. Ata dhe bota e tyre mund te zvogelohen ne nje grup thermijash ose fushash me nderfutjet e tyre, ata ndihen te dobet nga ajo njohuri,... une nuk do iu pergjigjesha ketyre kritikeve me je fjalim te vrullshem per bukurite e shkences moderne. Pamja e botes e reduksionisteve eshte e fresket dhe impersonale. Ajo duhet pranuar sic eshte, jo sepse ne e pelqejme ate, por sepse ajo eshte menyra ne te cilen shkon bota.

Disa jane dakord me kete mendim, disa jo.

Disa jane munduar te argumentojne qe zhvillime te tilla si teoria e kaosit na tregon ne se lloje te reja ligjesh dalin kur niveli i kompleksitetit te nje sistemi rritet. Duke kuptuar sjelljen e nje elektroni ose kuarku si nje gje; dhe duke perdorur kete njohuri per te kupuar sjelljen e nje tornadoje eshte krejt nje gje tjeter. Ne kete pike, shumica bien dakord. Por opinionet divergjojne ne ceshtjen nese fenomenet e ndryshme dhe shpesh te paparashikuara qe ndodhin brenda nje sistemi me te nderlikuar grimcash perfaqesojne parime te reja te fizikes ne pune, ose nese parimet e perfshira jane te ardhura, te mbeshtetura ne parimet fizike qe drejtojne numrin teper te madh te perbereseve elementare.

Mendimi im eshte qe ato nuk prfaqesojne ligje te reja dhe te pavarura te fizikes. Megjithese do te ishte e veshtire te shpjegoje karakteristikat e nje tornadoje ne lidhje me fiziken e elektroneve dhe kuarkeve, une e shoh kete si nje gjendje pa rrugedalje, jo nje tregues i nevojes per ligje te reja fizike. Por perseri ka disa qe nuk jane dakord me kete mendim.


Nje fillim i ri per shkencen

Ajo qe une kam pershkruar si me rendesi primare ne udhetimin ne librin tim "the elegant universe" nje njeriu qe pranon arsyetimin e nje reduktoristi eshte se teoria eshte nje gje dhe praktika eshte nje gje tjeter. Pothuajse te gjithe mendojne se po te gjejme T.O.E absolutisht nuk do te thote qe psikologjia, biologjia, gjeologjia, kimia apo edhe fizika te jene zgjidhur. Universi eshte nje vend aq mrekullisht i pasur dhe kompleks sa qe zbulimi i nje teorie finale sigurisht nuk do te ishte fundi i shkences.

Pothuajse e kunderta: Zbulimi i T.O.E do te na jepte bazat ne te cilat eshte ndertuar bota. Zbulimi i saj do te na jepte nje fillim jo nje fund. Teoria perfundimtare e gjitheckaje mund te provoje nje shtylle te patundur te lidhjes llogjike te perjeteshme duke na siguruare ne, qe universi eshte nje vend i kuptueshem.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on FANDOM

Random Wiki