FANDOM


30 vjet i fshehur në pyll, pa ditur se lufta kishte përfunduar!*

Agim Bacelli

Në 24 janar të vitit 1972, 28 vjet pasi kishte përfunduar lufta japano-amerikane, gjendet i fshehur në ishullin Guam të Japonisë, një ushtar japonez i luftës dytë botërore. Në xhunglat e ishullit, reshteri Shoiçi Yokoi, ish ushtar i Japonisë ne Luftën e Dyte Botërore, u kap nga forcat amerikane ndërkohë që ai nuk kishte marrë vesh që lufta kishte përfunduar!

Kjo histori ja kalon historisë së Robison Kruzos i cili jetoi për 16 vjet në një ishull pa njerëz.

Guam, është një ishull i vogël rreth 400 km/2 në perëndim të oqeanit paqësor.Ky ishull ka qënë koloni e SHBA që nga viti 1898 pas luftes Spanjollo-Amerikane ku spanjollët e humbën luftën dhe ishullin. Në vitin 1941 Japonia e sulmoi dhe e pushtoi këtë ishull strategjik por nuk mundën ta mbanin dot gjatë pasi ushtria amerikane e rimori përsëri në vitin 1944, pas tre vjetësh të pushtimit japonez. Në atë kohë kur ushtria japoneze u tërhoq e mundur, reshteri Yokoi në rrethena të panjohura, ngeli brënda në ishull. Ai shikonte për ditë vetëm ushtarë amerikanë dhe kështu vendosi që te rronte i fshehur që të mos binte në dorë të armiqëve. Në këtë ishull të pabanuar, brënda në vënde të virgjera të xhunglës, ai ndërtoi vegla pune dhe armë mbrojtese si dhe vënde banimi. Ai rronte me shpresen e rikthimit të ushtrisë japoneze dhe vitet bënin punën e tyre, shkonin njëri pas tjetrit. Hante fruta, mish shpëndesh dhe kafshësh të egra. Kështu kaluan gadi 30 vjet në pritje. Ai kurrë nuk do të qe dorzuar por një ditë një ushtar amerikan e pa rastësht dhe ju qep pas derisa u sigurua mire se ishte një njeri i 'eger'. Një regjiment i tërë e kërkoi për ditë me radhë dhe më në fund e kapën ushtarin japonez të cilin e trajtuan mirë dhe e dërguan në Japoni ku u prit si një hero i vërtetë. Në moshën 50 vjeçare ai u martua dhe për të kaluar muajin e mjaltit shkoi me gruan në ishullin amerikan Guam, sigurisht edhe për ti treguar asaj 'trimerite' e tij. Armët, veshmbathja dhe çdo gjë e ndërtuar prej tij gjatë 28 vjetësh të qëndrimit tw vetmuar në ishull, sot ndodhen në muzeum. Ky muzeum i kushtohet vetëm reshterit Shoiçi Yokoi dhe është në "Guam Museum" në Agana të Japonisë.

  • Marrë nga "History Channel"

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on FANDOM

Random Wiki