Fandom

KlubiBota Wiki

"Sunduesi i Klubit, Sunduesi i Zemrave dhe Mbreti i Diamanteve"

19pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

"Sunduesi i Klubit, Sunduesi i Zemrave dhe Mbreti i Diamanteve"


Faruku i I-rë, Mbreti i Egjiptit dhe Sudanit, sundues i Nubias, Kordofanit dhe i Darfurit.

Mbretërimi i tij, 28 prill 1936 - 26 Korrik 1952

Lindur në 11 shkurt 1920 Vëndlindja Kairo, Egjipt Vdiq në 18 mars 1965 në moshën 45 vjeçe Vend i vdekjes Romë, Itali Shkaku i vdekjes i panjohur Varrosur fillimisht në Romë e më pas në Kairo Paraardhësi, Fuad I Pasardhësi, Fuad II Bashkëshorte, Safinaz Zulfikar dhe Nariman Sadek Pasardhësit, Princeshë Farial (1938 -), Princeshë Fevzia (1940-2005), Princeshë Fadia (1943-2002) dhe Mbreti vetëm i Shpallur Fuad i II. Bir i Fuad-it të I-rë dhe nënës Nazlije Sabriu. Besimi fetar ai Islam.

Mbreti Faruk ishte sundimtari i dhjetë nga Dinastia e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit në Mbretërimin e Egjiptit dhe Sudanit, duke pasuar babanë e tij, Fuad I që vdiq në 1936 dhe qe ishte konsideruar mbreti i parë egjiptian. Titulli i plotë i tij ishte "Madhëria e Tij Faruk I, nga hiri i Perëndisë, mbreti i Egjiptit dhe Sudanit, Sunduesi i Nubias, Kordofanit, dhe e Darfurit." Faruku u përmbys nga një revolucion egjiptian, tip socialist, dhe i mbështetur nga BS dhe Tito në vitin 1952. Faruku u detyrua të abdikoj në favor të tij djalin e mitur, Ahmed Fuad, i cili e pasoi atë si Mbret duke u quajtur Mbreti Fuad II. Faruku vdiq në mërgim në Itali në rrethana shumë të dyshimta, për të cilën vdekje, kurrë nuk u bënë hetime. Motra e tij është Fevzia Shirin, si gruaja e parë dhe njëkohësisht ish Mbretëreshë e Iranit duke qënë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi.

Mbretërimi & Pangopësia

Princi Faruk erdhi në fron në vitin 1936 siç e thamë më lartë. Mbreti i ri në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe do të kontrollonte tërë punët e mbretërisë, megjithatë, derisa ai u bë 18 vjeç nuk i pati të gjitha kopetencat e Mbretit pasi një këshill prej disa vetësh bënte punën e tij. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë e cila, në fakt kishte gjak të përzjerë egjyptian-francez-shqiptar. Para vdekjes së babait të tij, ai ishte arsimuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore, Uluiç, Angli. Pas kurorëzimit të tij, në moshën 16 vjeçare, Faruku mbajti një fjalim në radion publike të vendit. Ishte hera e parë që në Egjipt, Mbreti i fliste drejtpërsëdrejti popullit të vet në mënyrë të tillë: “Me që është vullneti i Zotit të vë mbi supet e mia një barrë të tillë, në një moshë kaq të njomë, unë marr përsipër ta kryej atë me nder e përkushtim…dhe jam i përgatitur për të gjitha sakrificat në rrugën e detyrës time ... Jam krenar për besnikërinë tuaj, ashtu siç jam i bindur në të ardhmen, se do të jem edhe unë ndaj jush e Perëndisë. Le të punojmë së bashku. Ne do të kemi sukses dhe do të jemi të lumtur. Lavdi atdheut!” Në moshën 18 vjeçare ai tashmë ishte një i ri bukurosh që ishte i kënaqur me gjithëçka dhe dukej në publik tepër ekstravagant, impulsiv, egoist, mëndjemadh. Pasuria e tij ishte jashtëzakonisht e madhe. Këshilli i dha tërë kopetencat dhe ai tashmë dukej akoma me ekstravagant. Gjëja e parë që ai bëri ishte urdhëri që të kishte në dispzicion disa qindra makina luksoze të tipit Rolls-Rojses të shpërndara nëpër Europë ku ai filloi të frenkuentonte klubet shumë të shtrenjta europiane dhe dyqanet me të kripura të botës. Gjëja e dytë që bëri ishte blerja e disa dhjetra jahteve lluksoze për shëtitje në det dhe gjeja e tretë ishte blerja pa masë e xhevaireve dhe gurëve të tjerë të çmuar nga Van Cleef & Arples. Më vonë i lindi pasioni për tokën dhe bleu disa mijra hektarë ku ndërtoi mbi 40 pallate madhështore të cilat i mbushi me gjëra antike shumë të shtrenjta, po ashtu bleu shumë vepra arti nga më të shtrenjtat. Lakmia e tij ishte e papërmbajtur dhe pangopësia e pafundme. Sa më shumë që rritej aq më shumë i shtohej lakmia për të blerë gjithëçka. Ai arriti deri atje sa kur shkonte vizita nëpër vende të tjera të botës dhe shikonte që dikush kishte diçka të veçantë, hynte menjëherë në pazar për ta blerë, kështu ai bleu kundrejt vlerave të jashtëzakonshme në ar, disa relike si psh, shpatën e Shahut të Iranit kur ishte në Iran, orën e xhepit të Uinston Çërçillit kur ishte në Londer, etj. Njerzit e thjeshtë shpesh bëheshin viktima të egoizmit dhe lakmisë se tij. Gra dhe vajza të shumta të Egjyptit u bënë pre e epshit të tij seksual. Populli filloi ta quajë "Hajduti i Kajros". Kjo gjë ishte një nga aresyet që në vitin 1952 ai do te vihej në shënjestrën e një puç ushtarak i udhëhequr nga ushtarakët e grupit të “Oficerëve të Lirë”, Gamal Abdel Nasser dhe Muhammad Naguib. Kulmi i hajdutërisë së tij do ta arrinte ne vitin 1944 kur vdiq i jati i Shahut të Iranit, Reza Shah Pahlavi, në Johannesburg. Trupi i tij fluturoi drejt Egjyptit në rrugën e tij për në Iran. Gjatë qëndrimit të trupit të të ndjerit në Egjypt ku ju bënë dhe nderime, Farku urdhëroi që ta lenë vetëm me kufomën për pak momente. Kur trupi i shahut të vdekur mbriti në Iran, u zbulua se shpata e florinjtë e tij mungonte! Që nga Johannesburg, për asnjë çast trupi i të ndjerit nuk ishte lënë vetëm përveç rastit të Mbretit Faruk, kështu që dyshimi ra mbi të. Kjo gjë çuditi tërë mbretërinë e Iranit, por jo mbretërinë e tij, e cila qe mësuar me hajduterinë e paskrupullt të Mbretit Egjyptian.

Faruk ishte një i dashuruar dhe joshës i papërmbajtur i jetesës mbretërore. Edhe pse ai tashmë kishte mijëra hektarë tokë, dhjetra pallate, dhe qindra e makina, mbreti i ri shpesh do të udhëtonte për në Evropë për një pazar të ri duke shtuar zemërimin e shumë ndjekësve të tij.

Ai në fillim të mbretërimit ishte shumë popullor dhe bujar. Për shembull. Ai ndalonte dëndur diku nëpër fshtara dhe festonte bashkë me fshatarët. Ai kur takohej me njerëz të thjeshtë nuk linte gjë pa u premtuar, bile zotohej se do ta zbriste për ata edhe Diellin në tokë! I qeshur, i bukur, fjalë ëmbël, tërë populli i Egjiptit u gënjye dhe e ndoqi me besnikëri nga pas. Faruk fillimisht ishte vërtetë inkurajues për popullsinë, kështu ai bëri disa gjëra që populli i donte. Përsa i përket politikës pushtetore, Mbreti Faruk do të sundonte Egjiptin në mënyrën e trashëguar nga paraardhësit e tij duke aplikuar një metodë moderne të pushtetit. Ndërtimet e stilit evropian që edhe sot e kësaj dite janë në Kajro, bërë në kohën e mbretërisë së Mbretit Faruk. Madje, Egjipti konsiderohej si një shtet modern, i civilizuar, properëndimor e proamerikan falë Mbretit Faruk. Me ardhjen në pushtet të “Oficerëve të lirë” të udhëhequr nga kryetari Abdul Al Naseri, Egjipti u kthue në një shtet të tipit diktatorial. Ai mburrej shpesh për gjakun e tij egjiptian nga nëna dhe nuk bënte asnjë fjalë për gjakun shqiptar nga babai. Populli në fakt nuk e dinte se ai kishte gjak të huaj (shqiptar) por miqtë e tij dhe sferat e larta intelektuale e dinin, dhe sigurisht që ndjenin njëfarë xhelozie që një shqiptar të ishte mbret i tyre. Kështu që dolën armiqtë e parë të cilët ai i shtypi me egërsi. Gjatë vështirësive të Luftës së Dytë Botërore, Faruku mbeti asnjëanës, ai e kishte mirë me anglezët që i kishte brënda në Egjipt qysh nga koha e gjyshit të tij i cili i kishte thirruar për ndihmë në Aleksandri dhe ata kishin ngelur atje…Ai mbajti lidhje të njëllojta si me Italinë Fashiste e Gjermaninë Naziste ashtu dhe me Boshtin Anti Nazo-Fashist. Ka një histori të pakonfirmuar që Faruku dhe ambasadori britanik Sir Miles Lampson kishin bërë një marrveshje ku Faruku të shpëtonte italianët tek anglezët (gruaja e Lampsonit ishte një italiane) dhe anglezët ti shpëtonte tek italianet! Faruku kësaj marrveshje ja doli mbanë. Po ashtu mendohet se në datën 8 gusht 1951, Mbreti Faruk ka qënë bashkë Mbretin Zog dhe nipin i tij Tati kur u pritën në Departamentin e Shtetit për një vizitë ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zëvendes sekretar për çështjet Evropiane. Ata diskutuanë gjatë dhe me Grac Jaceviçin dhe oficerët e tjerë të lartë të CIA-së lidhur me arsyet e dështimeve të njëpasnjëshme të misioneve që kishin desantuar në Shqipëri. Nga ky moment Enver Hoxha u betua se do ti vrasë të dy mbretërit bastardë e antishqiptarë! Përmbysja e Mbretit të Qefit Siç e thamë më lartë, pas Luftës së Dytë Botërore Mbreti Faruk u dha i tëri pas qefit dhe nga një djalë i bukur dhe i hequr që kishte qënë erdhi dhe u bë rrumbullak duke shtuar në peshë nga grykësia shumë e madhe. Faruku kishte sy blu, fytyrë të bardhë dhe flokë të zes. Më vonë (pas Luftës së Dytë Botërore) fitoi një peshë të mëdhe që arriti deri në 136 kg. Punëve mbretërore pothuajse ua vari fare dhe nuk kishte më asnjë interes të dëgjonte se çfar bëhej në mbretërine e tij! Korrupsioni filloi të vrapoi me galop. Ishte koha kur Palesitia humbi 78% të tokave të saj nga krijimi ishtetit të ri të hebrejve. Arabët po egërsoheshin. Pakënaqësia publike kundër Farukut u rrit jashtëzakonisht. Së fundi do të vinte revolta dhe si pasojë më 23 korrik 1952 ajo do të triunfonte. Lëvizja revolucionare nën Muhammad Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, kishte bërë një grusht ushtarak. Faruk u detyrua të heq dorë, dhe shkoi në mërgim, në Monako të Italisë ku jetoi pjesën tjetër të jetës së tij. Menjëherë pas përmbysjes së tij, Faruku shpalli Ahmed Fuad, djalin e tij foshnjë gjshtë muajsh, si Mbret Fuati i II, por kundra të gjitha qëllimeve të tij, Egjipti ishte tani nën qeverisen e Naguib-it dhe Naser-it. Më 18 qershor, 1953, Qeveria Revolucionare shfuqizoi zyrtarisht Monarkinë duke i dhënë fund 150 vjetëve të sundimit të Dinastisë së shqiptarit Mehmet Ali Pasha. Egjipti u shpall republikë e cila nxorri në ankand tërë pasurinë e Farukut. Ai mundi të marrë me vete vetëm 1933 monedha floriri pesëshe që kishin në një anë të faqes shqiponjën dy kokëshe. Këto monedha ishin gjëja më e shtrenjtë dhe më e famshme e tij. Pjesa tjetër e floririt të tij u zhduk.

Mërgimi dhe Vdekja Jahti Mbreteror "Mahroussa", me Farukun dhe familjen e tij brënda, la portin e Aleksandrisë në vjeshtën e 1952-shit duke u zhdukur kështu njëherë e përgjithëmonë një prej dinastive mbretërore më të famshme në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht për origjinën e saj shqiptare. Dinastia e shqiptarit të Kavallës, me origjinë nga Zëmblaku i Korçës, Mehmet Aliut, ushtarit trim turk që me shpatë në dorë, kishte thirrur ndjekesit e tij që ta ndiqnin drejt majës së pushtetit në Misirin e largët. Pushtet të cilin, vetëm tashti, pas afro 150 vjetësh, po ja hiqnin nga dora pinjollëve te tij.

Jahti “Mahroussa” mbante në bord Mbretin e fundit të Egjiptit, rrethuar si stërgjyshi i tij, vetëm me roje besnike shqiptare. Jahti rrëshqiste drejt të panjohurës njëlloj si atëhere kur Mehmet Aliu me 300 shqiptarë, në kuvertën e një anije luftarake turke, rrëshqiste drjet të panjohurës! Fillimisht, Faruku mbriti në Monako, dhe më pas në Romë, Itali. Në 1959, ai mori shtetësinë italiane.

Ai vdiq në Ile de France restorant në Romë, Itali, më 18 mars 1965. Sipas dëshmive ai u rrëzua në tavolinë kur ishte duke darkuar. Ndërsa disa thonë se ai ishte helmuar. Kurrë nuk u krye një autopsi zyrtare mbi trupin e tij. Njerzit e Farukut kanë kërkuar që ai të varrosej në xhaminë Al Rifa'i në Kairo, por kërkesa e tij ishte mohuar nga ana e qeverisë nën egjiptianin Gamal Abdel Nasser, dhe ai u varros në Itali. Më von trupi i tij u përcoll për në Egjipt dhe u varros në varrin e Ibrahim Pashës, Komandanit Legjendar që ishte djalë, nip dhe kushëri i Mehmet pashës.

Martesat

Mbreti Faruk, ishte martuar dy herë, Mbretëresha e Parë quhej Safinaz Zulfikar (1921 - 1988). Ajo ishte e bija e një Pashai. Ata qenë martuar në 1938 dhe divorcuar në vitin 1948, duke bërë tre vajza. Gruaja e dytë ishte një grua e thjeshtë, Narriman Sadek (1934 - 2005). Ata u martuanë në 1951 dhe u divorcuanë në 1954, duke pasur vetëm një fëmijë, Mbretin e Ardhshëm, Fuad II. Duhet thënë se në mërgim në Itali, Faruk u martua më një grua të dyshimtë që quhej Irma Capece Minutolo, një këngëtare operistike. Në vitin 2005, në një intervistë të saj në RAI UNO, ajo pohoi se qe martuar me ish-Mbretin Faruk në vitin 1957.

Filma të bërë për Mbretin Faruk

Aktori David Suçet në vitin 1950 luajti në rolin e Mbretit Faruk në filmin me titull “Mbreti Faruk”. Në vitin 2007, një kanal teiviziv arab që u përcoll nga kanli satelitor MBC shpërndau një seri televizive mbi jetën e Farukut që quhet 'El Faruk Malek', me aktorin sirian Taym Hassan që luajti rolin kryesor.

Citate për Mbretin Faruk

"E gjithë bota është në revoltë. Së shpejti do të ketë vetëm pesë Mbretër; Mbretëresha e Anglisë, Sunduesi i Bixhozit, Sunduesi i Klubit, Sunduesi i Zemrave dhe Mbreti i Diamanteve". Ka thënë Mbretëresha e Anglisë duke aluduar që vetëm ata të dy sundojnë tërë botën!

"Por ky Faruk, nuk ishte mbipeshë, mbret plangprishës i cili u bë objekt i Satirës Perëndimore dhe Filmave Vizatimorë. Ai ishte ende një burrë i pashëm, i gjatë dhe i dobët, idealist e patriot, me sy blu të qartë që i shkreptinin kur fliste. " Ka thënë Princesha Ashraf Pahlavi në një libër: Kujtime nga mërgimi, 1980 (f. 57).

Faruk u përmend në një varg të Novl Covard i Ri në 1950 në një tekst kënge " Le të bjerë në dashuri"

Dhe në shumë tekste e libra të tjerë.

Gjuhët e Farukut

Faruk ishte i rrjedhshëm në arabisht, turqisht, anglisht, frengjisht. rusisht, gjermanisht dhe spanjisht. Fliste pak shqip.

Kontributi Fetar

Xhamia Al-Aksa (që në arabisht do të thotë “më e largëta”). Sipas traditës myslimane, është vendi më i largët nga Meka, në të cilin është transportuar Muhameti gjatë Natës së Kadrit (të fatit). Ndërtesa në fillimet e shekullit VIII ajo ishte shkatërruar krejtësisht nga tre tërmete. Më von bëhet seli e Templarëve për t’u kthyer në kultin islamik me Salahedinin. U rindërtua dhe u rizbukurua shpesh, sidomos gjatë pushtimit otoman. Gjatë restaurimit të fundit, në vitin 1938, mbreti Faruk i Egjiptit i bëri një tavan të ri. Musolini i Italisë i dhuroi kolonat prej mermeri të famshëm nga të Karrarës. Në vitin 1966 xhamisë ju restaurua kupola, me zëvendësimin e mbulesës prej plumbi me fleta alumini. Mbi Shesh ndodhet edhe një Muze Islamik, që ruan dorëshkrime interesante, ndërmjet të cilave spikat një Kuran i epokës së mamelukëve (shekulli XIII)

Prejardhja

Shqiptari i parë i Dinastisë së shqiptarëve të Egjiptit ka qënë Mehmet Ali. Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zemblak të Korçës në vitin 1769. Thuhet se nëna e tij, para se ta sillte një jetë, pa një ëndërr, të cilën ia rrëfeu një ciganeje. Legjenda, që u ngjan miteve të lashta shqiptare, thotë se ciganeja i rrëfeu se djali i saj do të bëhej njeri shumë i madh, duke i paraprirë zotërimit të Egjiptit, Sudanit, madje dhe Sirisë. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalë të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmeti ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit. Ai vetë mbeti jetim, herët dhe u adoptua nga një mik i shtëpisë, i cili ishte kryetar i xhandarmërisë së Kavalës. Detyrën e parë publike e përmbushi 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë 4 të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin që aty nëse fshati nuk paguante taksat. Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pamvarsisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjihë tjetër përveç shqipes. Duke pare situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij. Por, si rrjedhojë e konflikteve me çifligarët vendas (Mamlukët), intrigat e tyre, kërcënimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmërinë ndaj rregullave të shtetit, Mehmet Aliu dërgoi bijtë e tij, Tosum e Ismail Pasha në Arabi kundër “Vehabive” (Selefive) dhe i nënshtroi ata. Kundër mamlukëve ai organizoi një darkë për të gjithë parinë vendase dhe i ftoi në kështjellën e tij, Mehmet Aliu që e kishte rrethuar kështjellën me rojet shqiptare, i urdhëroi ata që ti ekzekutonin të gjithë. Pas këtij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njëherë e përgjithmonë pushtetin e tij mbi Egjipt. Nga ky akt, mizor dhe i pabesë i Mehmet Aliut, shumë mamlukë që shpëtuan, filluan të nxisin urrejtjen arabe kundër Mehmet Aliut, që mbahet si i pari politikan Makiavelian në historinë moderne Islame.

Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Misirit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull. Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se 1 mijë anije përshkonin Nilin. Ndërkaq qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë. Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n. “Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në histornë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji rradh fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani.”, shkruan në librin e tij Xhuvani.

Nga vitet 1820 deri më 1822, Mehmet Aliu filloi ekspeditat kundër Sudanit, ku në 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit. Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve të barbarëve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.

Eliminimi i kundërshtarëve politikë nga Mehmet Pasha

Si rrjedhojë e disa mbeturinave mamluke që kishin lënë Egjiptin pas masakrës së Mehmet Aliut, shumë prej tyre që nga Siria kryenin akte sabotazhi kundër Mehmet Aliut. Për këtë arsye, në 1831 Mehmet Aliu u detyrua që të pushtojë Sirinë dhe të ndjekë mamlukët e ikur. Por, kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemëroi Sulltan Mahmudin, i cili hyri në konflikt me Mehmet Aliun. Pas betejës së 1839, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu ushtritë osmane, në Konia të Anadollit dhe filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianeve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej. Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (mbretërisë), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952. Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën. Arkivoli i tij u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s’dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.

Shqiptarët e Egjiptit

Sot, nuk dihet sesa shqiptarë ka në Egjipt. Atje sot ka studentë nga Kosova e Shqipëria, ka edhe biznesmenë shqiptarë. Zeno Salihi është një ferizajas nga Kosova që ka një agjenci turistike. Brenda vitit ai sjell në Egjipt deri në 70 mijë turistë të huaj. Po ashtu kemi dhe profesor Gëzim Alpion i cili ka kryer shkollën në Egjipt dhe atje pati një kompani të sukseshme biznesi. Tani ai jeton dhe punon në Angli. Shqiptarë duhet të ketë shumë por ata nuk flasin shqip dhe për ketë flet ambasadori i Egjiptit ne Tirane, Dr. Refaat El-Ansary,”Unë jam njëri prej tyre. Gjyshja ime ishte Adila Kapllan Frashëri dhe unë jam nga familja Frashëri, nga ana e nënës. Dhe ajo ishte kushërirë e parë me Naim dhe Sami Frashërin. Ne kemi një respekt të madh për familjet me origjinë shqiptare, të cilat janë egjiptiane, por nuk e mohojnë origjinën...” Me historinë e Egjiptit kanë arsye të krenohen shqiptarët, pasi do të ishin pikërisht ata që hodhën themelet e shtetit bashkëkohor, që do të kryenin reformat e para e do të arrinin të sillinin modernizmin në tokën e sfinksit. Dinastia e Mehmet Ali Pashës

Mehmet Ali Pasha (1805 - 1848) Ibrahim Pasha (1848) Abaz Hilmi I. (1849 - 1854) Muhamed Said (1854 - 1863) Ismail Pasha (1863 - 1867) Kadit e Egjiptit Ismail Pasha (1867 - 1879) Tafiq (1879 - 1892) Abaz Hilmi II. (1892 - 1914) Sulltanët e Egjiptit Husen Qamil (1914 - 1917) Fuad I i Egjiptit (1917 - 1922) Mbretrit e Egjiptit Fuad I i Egjiptit (1922 - 1936) Faruku i Egjiptit (1936 - 1952) Fuad II i Egjiptit (1952 - 1953)

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on Fandom

Random Wiki